Gallatë videoja e re e VV-së: Kosovën “e bëjnë Zvicër”, sulmojnë LDK-në, i kapen Bekim Haxhiut
Vetëvendosje ka realizuar edhe njëherë një video propaganduese.
Dallimi kësaj here, është se Vetëvendosje kishte vetëm një cak, LDK-në, shkruan lajmi.net.
Kjo parti akuzon ekonomistët e LDK-së se u shërbyen grupeve të caktuara të interesit.
Ndër të tjera, VV përmendi heqjen e akcizës së naftës, tërheqjen e 30% të Trustit, si dhe rritjen e pagave dhe uljen e tatimeve. Këto propozime, sipas akuzave të VV-së, nuk kanë asnjë mbështetje faktike.
Vetëvendosje në këtë video, bën një sulm të ulët edhe ndaj deputetit mjaft aktiv të PDK-së, Bekim Haxhiut. Siç aludon VV, propozimet “pa sens” do të mirëkuptoheshin po të vinin nga deputeti në fjalë, të cilin ata e quajnë “fizioterapeut”.
“Të trija propozimet, do të mirëkuptoheshin po të vinin nga një fizioterapeut si Kamishi”, thotë VV në videon e saj.
Por s’përfundon me kaq, VV në videon e saj krekoset se Qeveria shtoi fuqinë blerëse, shpërndau proporcionalisht ekonominë. Këtë pretendim, VV e mban pavarësisht se inflacioni shkoi në shkallë rekorde, e pagat mbetën të njëjta.
“Shtuam përkujdesjen shtetërore duke mos e lënë askënd prapa”, thotë VV në këtë video. /Lajmi.net/

