Garë vrapimi për synetinë e djalit – Vendi i parë fiton veturë

596
fresco

Familja Xheladini ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për ta festuar synetinë e djaloshit që quhet Rehan.

Ata kanë njoftuar se do të organizojnë një garë vrapimi me rastin e synetisë dhe shpërblimet nuk janë aq të vogla.

Ata kanë njoftuar se personi që e merr vendin e parë, do të fitojë një makinë Nisan Frontier.

Ndërsa vendi i dytë dhe i tretë do të fitojnë një skuter, respektivisht një televizion plazma.

Madje, as vendi katërt dhe i pestë nuk do të mbeten pa shpërblime.

Gara e vrapimit do të mbahet me datën 29 korrik, ora 11:00 në fshatin Baçisht. /GazetaExpress/

Comments