Lideri i Alternativës, Afrim Gashi bllokimin e ligjit për shtetësi e ka cilësuar si qasje antishqiptare të partive politike maqedonase. Sipas tij, ata kanë një paragjykim ndaj ligjit, “pasi mendojnë se ky ligj avanson të drejtat e shqiptarëve”.
Ai ka sqaruar se ky ligj ka të bëjë me të gjithë, jo vetëm me shqiptarët.
“Bllokimi ka një qasje antishqiptare dhe tendencioze duke e avancuar këtë ligj sikurse i ngrit të drejtat e shqiptarëve. Edhe njëherë ju them, se ky ligj nuk ka prapavijë të tillë. Ne ende nuk e dimë se sa shqiptarë nuk kanë shtetësi që të themi se ky ligj i avancon shqiptarët”, tha Gashi, transmeton TV21.
Edhe ai, sikurse partneri i koalicionit ka ftuar LSDM-në dhe VMRO-DPMNE-në që të zhbllokojnë Ligjin, të tërheqin amendamentet, kjo siç tha, “të ulen dhe bashkërisht t’i largojnë dilemat”./TV21
https://www.facebook.com/watch/?ref=external&v=445953686832151