Gashi i quan shpifje shkrimet për shkarkimin e tij: Relacionet në VLEN janë të shkëlqyeshme

107
fresco

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi i ka quajtur shpifje shkrimet nëpër portale për shkarkimin e tij eventual, përcjell TV21. Gashi thotë se në VLEN ka unitet dhe se po vijojnë përgatitjet për zgjedhje lokale.

Jo, relacionet brenda VLEN-it në bazë të informacioneve të mija janë të shkëlqyeshme, jashtëzakonisht të mira, punohet në një ambient shumë pozitiv, konstruktiv, përgatiten për zgjedhjet lokale. Krejt këto që i thatë janë pjesë e shpifjeve, spineve, politikës ditore në të cilën nuk dua të përfshihem”, tha mes tjerash Gashi.

Comments