Gashi ‘sulmon’ Lëvizjen Besa: E dëmtuan opozitën

Në emisionin 360, kryetari i Alternativës, Afrim Gashi ka folur në lidhje me koalicionin opozitar, ku ka thënë se Lëvizja Besa e ka dëmtuar opozitën e cila pretendoi se e ka shumicën, shkruan Alsat.
Gashi, ka thënë se krejt kjo që e bënë ata, doli një mision i pamundur.
“Mendoj që një parti e cila ka hyrë në parlament përmes LSDM-së, e tash po do të ia kthejë shpinën, nga votat që i ka marr prej tyre pa dashur t’i sulmojë, doli mision i pasuksesshëm dhe e dëmtoi edhe opozitën shumë”, ka thënë ai./ Alsat.mk