Gati dy dekada si DJ, Dati publikon projektin e parë muzikor

DJ DATI vjen fuqishëm me debutimin e tij si producent muzikor, pas afro 20 vitesh përvojë në skenën muzikore si DJ. Projekti i tij i parë është një rikrijim modern i këngës popullore shumë të dashur “Moj Drenushë”, i cili sjell një përzierje të rrallë mes traditës shqiptare dhe ritmeve bashkëkohore.
Videoklipi është realizuar me përkushtim nga produksioni GALAKTIKA, duke i dhënë këngës një pamje të freskët dhe dinamike, ku ndërthuren elementet vizuale moderne me simbolet e trashëgimisë kulturore. Kjo prurje e re e DJ DATI-t synon të kapë zemrat e publikut që vlerëson muzikën tradicionale, por nuk heziton të përqafojë edhe rrymat inovative të skenës moderne.

Ky projekt shënon vetëm fillimin e një kapitulli të ri për DJ DATI-n, i cili paralajmëron edhe bashkëpunime të tjera muzikore në të ardhmen e afërt.