Gati një muaj nga zhdukja, asnjë gjurmë nga Liridona Krasniqi! Familja ka një apel për qytetarët (FOTO)

217

Ka kaluar gati një muaj që kur 26 vjeçarja, Liridona Krasniqi kishte dalë nga shtëpia për të kërkuar punë, por më nuk është kthyer në shtëpi.

Familjarët e saj janë tepër të shqetësuar nga kjo ndodhi, derisa kërkojnë ndihmë edhe nga qytetarët.

Në një bisedë për gazetën Blic, motra e Liridonës, Gëzime Krasniqi ka theksuar se ata i janë drejtuar edhe Policisë së Kosovës për këtë rast, mirëpo ende nuk kanë asnjë lajm.

“Ne e kemi lajmëruar edhe Policinë e Kosovës për rastin e motrës, mirëpo ende nuk kemi marrë asnjë informatë”, tha ajo për Gazetën Blic.

“Më 18 janar në ora 9:00, Liridona kishte dalë nga shtëpia për të kërkuar punë. Ne nuk e dijmë se as ku ka shkuar të kërkoj punë. U bëjmë apel të gjithë qytetarëve, që nëse dikush e ka parë Liridonën të lajmërohet në numrin e telefonit të familjes Krasniqi 044-630-475”, ka thënë ajo.

Ndërkaq, nga Policia e Kosovës asnjëri nga zëdhënësit nuk ka dhënë informata rreth këtij rasti./ Gazeta Blic

Comments