Gati për koncert, Ramë Lahaj ju fton ta ndiqni në sheshin “Skënderbeu”
Ramë Lahaj nesër mban koncert në Prishtinë.
Ramë Lahaj ka përfunduar gjitha përgatitjet lidhur me koncertin që do ta mbajë nesër në Prishtinë, shkruan lajmi.net.
Pasi mbajti konferencë para medieve bashkë me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, Lahaj foton të gjithë për koncert.
“Gjithçka gati për koncertin Rame Lahaj& Friends nën patronatin e Komunës së Prishtinës Z. Shpend Ahmeti.
Ju ftojmë të gjithëve në sheshin Skënderbeu nesër me 1 gusht në orën 20.30”, ka shkruar ai.

Performanca e tenorit ishte në pikëpyetje për faktin që kishte disa probleme shëndetësore, por duket se i ka kaluar.

Mbetet të shihet se çfarë performance do të dhurojë Ramë Lahaj më 1 gusht në Prishtinë. /Lajmi.net/
