Gazetari Dritan Shakohoxha ndalohet për 3 orë në Beograd

100
fresco

Gazetari i sportit, Dritan Shakohoxha dhe kolegët e tjerë nga Shqipëria janë mbajtur për rreth tri orë në aeroportin e Beogradit nga policia serbe.

Shakohoxha e ka konfirmuar se ai me kolegët e tij janë mbajtur shumë gjatë në aeroport, teksa siç shkruan TCh, Shakohoxha ishte në listën e zezë bashkë me Marin Memën.

Policia serbe nuk i ka dhënë asnjë detaj në lidhje me mbajtjen prej rreth tre orëshe.

Kurse, në lidhje me mungesën e flamurit kuqezi në seancën stërvitore të Shqipërisë përpara sfidës së nesërme ndaj Serbisë, Federata Serbe ka thënë se kanë dashur tëevitojë ndonjë incident nga “dikush dashakeq”.

Federata Serbe e Futbollit theksoi se flamuri kuqezi do të vendoset nesër në stadium përpara ndeshjes dhe do të jetë aty gjatë gjithë takimit.

Comments