Gazetari i njohur boshnjak: Raportimet se Grenell e Palmer lobuan për Serbinë s’janë të provuara

398
fresco

Gazetari i njohur boshnjak, Jasmin Mujanoviq ka thënë se nuk ka prova që ish-emisari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell dhe zëvendës-ndihmësi i Sekretarit të Shtetit, Matthew Palmer, janë “lobistë serbë”, shkruan Gazeta Express.

Mujanoviq ka shkruar në Twitter se ajo që dihet është se regjimi i preisdentit serb, Aleksandar Vuçiq “e ka përmbytur Washingtonin me para”

Raportimet se Ric Grenell dhe i dërguari i SHBA-së për zgjedhjet në BeH, Matthew Palmer janë “lobistë serbë”: ajo që është publikuar në shtypin rajonal nuk është, në vetvete, provë. Por është rasti dhe i njohur gjerësisht “në industri” që regjimi i Vuçiqit e ka përmbytur Washingtonin me para”, ka shkruar ai.

Ai shkroi gjithashtu se Palmer “shihej si ndërmjetës i ndershëm”.

“Këto raportime vetëm do ta minojnë më tej legjitimitetin e tij, në një moment kur angazhimi i SHBA-së në Bosnjë e Hercegovinë është kritik.

Comments