Gërvalla takohet me homologun nga Maqedonia e Veriut, Bujar Osmani

159
fresco

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

Takimi i dy ministrave është duke mbajtur në zyrat e MPJD-së, pas takimit të dy homologët do të mbajnë konferencë për medie.

midle

Osmani gjatë ditës do të takohet edhe me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Bujar Osmani është duke e zhvilluar vizitën në Kosovë në cilësinë e kryesuesit të OSBE-së, kjo pasi Maqedonia e Veriut sipas radhës po e drejton OSBE-në, gjatë ditës së enjten Osmani ka qëndruar edhe në shtetin serb.

Comments