Gëzim Kadriu, nënkryetar i ASH-së, jep dorëheqje nga pozita e drejtorit të NP “Tregjet”

116

Gëzim Kadriu, nënkryetar i ASH-së-Krahu i Taravarit:

Të nderuar miq, anëtarë të Aleancës për Shqiptarët, të dashur qytetarë të Komunës së Kumanovës dhe më gjerë,
Dëshiroj të njoftoj opinionin publik se unë, Gëzim Kadriu, nënkryetar i Aleancës për Shqiptarët, jap dorëheqje të parevokueshme nga pozita e drejtorit të Ndërmarrjes Publike “Tregjet”, pavarësisht se kontrata ime menaxheriale është e vlefshme deri më 27.11.2027.
Ndjehem krenarë për punën time gjatë kësaj periudhe, si drejtor që kam vepruar me dinjitet, profesionalizëm, llogaridhënje,transparencë financiare, pa asnjë keqpërdorim dhe pa asnjë rast korrupsioni. Kam përfaqësuar me dinjitet Aleancën për Shqiptarët si një parti serioze, jo vetëm para institucioneve komunale, por edhe para gjithë qytetarëve të Kumanovës
Kam qenë i vetmi drejtor shqiptar që kam kursyer maksimalisht buxhetin e ndërmarrjes nga të gjithë drejtorët të tjerë duke e përfshirë edhe vet kreun e Komunës!
Kam hyrë në histori si drejtori i parë që është tërhequr nga të gjitha beneficionet ligjore, me qëllim që të realizohen sa më shumë projekte për të mirën e qytetarëve.
Që nga dita e parë jam tërhequr nga:
– Reprezentacioni
– Vetura zyrtare dhe shoferi
– Telefoni zyrtar
– Si dhe beneficione të tjera të garantuara me ligj
Rezultatet e kursimeve gjatë mandatit tim (3 vite e gjysmë):
– Nga reprezentacioni: 4.000.000 denarë
– Nga harxhimet dhe mirëmbajtja e veturës: 1.000.000 denarë
– Nga telefoni: 400.000 denarë
Totali: 5.400.000 denarë të kursyera dhe të orientuara drejt projekteve për qytetarët!
Nese ndjeknin shembullin tim kryetri i Komunës Maksim Dimitrievski dhe drejtorët e tijë ,sot do të kursenim 1.000.000 euro dhe do të kishim një çerdhe më shumë për fëmijët e qytetit të Kumanovës
Përvoja politike dhe ndërprerja e bashkëqeverisjes
Që nga 15.11.2021, kemi pasur një marrëveshje bashkëqeverisjeje me kryetarin e komunës, Maksim Dimitrievski. Marrëveshje që monitorohej çdo javë, duke sjellë rezultate konkrete në shumë lagje shqiptare – aty ku investimet kishin munguar për vite të tëra. Realizuam projekte infrastrukturore si: kanalizime, ujësjellës,asfaltim,bekatonizim, parqe, dhe të tjera.
Por, pas ndryshimeve në qeverinë qendrore dhe hyrjes së koalicionit VMRO-VLEN-ZNAM, gjithçka ndryshoi. Pasi Aleanca për Shqiptarët e braktisi qeverinë për shkak të mosrealizimit të asnjë pike të marrëveshjes programore nga VLEN, ndryshoi edhe dinamika e realizimeve të projekteve në nivel lokale.
Në Këshillin Komunal të Kumanovës, një këshilltare shqiptare,me votat e maqedonasve nga LSDM kaloi në partinë e Izet Mexhitit, duke i dhënë komoditet të plotë kryetarit Maksim Dimitrievski për të qeverisur pa pasur më nevojë për votën e këshilltarit të ASH-së. Ajo dhe partia e sajë e re tani nuk parashtroi asnjë kërkesë për shqiptarët, por kërkesa e vetme ishte që të largohet Aleanca për Shqiptarët nga qeverisja lokale dhe të ndalohen projektet që kishim nisur.
Sigurisht që kjo “ofertë” u pranua me dëshirë nga Dimitrievski, i cili për tre vite me radhë na thoshte:
“Më keni lodhur me kërkesat tuaja për shqiptarët.
LEN nuk ja VLEN – sepse po i shërbeni tjetërkujt!
Nëse ZNAM, VMRO dhe një pjesë e fshehtë e LSDM-së po bashkëpunojnë për të përjashtuar shqiptarët, çfarë e pengon bashkimin e shqiptarëve për të maksimizuar votën e tyre dhe ndikimin në institucionet komunale?
Nëse shqiptarët bashkohen në një listë të përbashkët, minimumi do të fitonin 10 mandate në Këshillin Komunal të Kumanovës – dhe kjo do të ishte një arritje historike!
Do t’u tregonim të gjithëve, edhe Dimitrievskit, edhe Mickoskit, se pa shqiptarët nuk mund të qeverisni, sado të bashkoheni ju!
Tetori po afrohet. Le të bashkohemi të gjithë nën një flamur, flamurin tonë kombëtar.
Shqiptarët janë gati për bashkim – më shpejt se çdokush tjetër – kur janë në pyetje interesat kombëtare!

Comments