Gjarpri habit banorët, shikojeni çfarë bën [Video]

302

Një video e re ka dalë online, që shfaq një gjarpër i cili gëlltiti një shishe të zbrazur plastike dhe më pas ka vështirësi që ta nxjerrë atë jashtë përsëri.

Videoja, e incizuar në Goa, Indi, shfaq gjarprin kobra duke e gëlltitur ngadalë shishen e plastikës, përderisa një turmë banorësh kureshtarë u mblodhën për të shikuar.

Gjarpri duket se nuk pësoi ndonjë dëmtim, pasi e nxori përsëri jashtë shishen e plastikës, transmeton Gazeta Express.

Kur banorët e panë gjarprin, menduan se kishte gëlltitur diçka të madhe të cilën nuk ishte në gjendje ta tretë.

Shikojeni videon e momentit:

Comments