Gjendet i vdekur 47 vjeçari në Pogradec, e kishte zënë korrenti

397
ambulance4-550x348

Trupi i pajetë i një 47-vjeçari në hyrje të qytetit të Pogradecit është gjetur nga banorë të zonës, të cilët njoftuan policinë.

Uniformat blu konstatuan në vendngjarje trupin e viktimës me iniciale A.H.

Nga të dhënat e parë dyshohet se ka humbur jetën pasi ra në kontakt me energjinë elektrike.

Sipas policisë, 47-vjeçari po kryente hidroizolimet e një banese kur ra në kontakt me energjinë.

Comments