Gjendet i vdekur një 29-vjeçar në Ferizaj, dyshohet të ketë bërë vetëvrasje

255
fresco

Në qytetin e Ferizajit një mashkull rreth 30 vjeçar dyshohet se ka bërë vetëvrasje.
Lajmin e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësi i Policisë për këtë qytet, Kanun Veseli.

Ai tha se fillimisht kanë pranuar një informatë për gjetjen e një trupi në një nga objektet në ndërtim e sipër në këtë qytet.

midle

Pas kësaj në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipet mjekësore, ku dhe kanë konstatuar vdekjen.

Prokurori rastit ka kërkuar që trupi i pajetë të dërgohet në obduksion.

“Ju njoftojme se rreth 13:00 kemi pranuar një informacion se në rrugën “Emin Duraku” në Ferizaj në një objekt banesor në ndërtim e sipër , një person ,mashkull i moshës rreth 29 vjeçar, dyshohet se ka bërë vetvrasje. Mjekët nga Qendra Emeregjnte e Ferizajt, në vendin e ngjarjes kanë konstatuar vdekjen e tij. Ekipe të policisë rajonale kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po e hetojnë rastin. Me vendim të prokurorit kujdestar trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinē për obduksion”, tha Veseli./Lajmi.net

Comments