Gjendet i vdekur një shkupjan te liqeni Treska
Një shkupjan 61-vjeçar është gjetur i vdekur te liqeni Treska. Bëhet fjalë për personin Dragan A. i cili është gjetur në kamp-shtëpizën që ka qenë me derë hapur.
Atë e ka vërejtur një kalimtar rasti, i cili menjëherë e ka thirrur ndihmën e shpejtë, por ajo vetëm e ka konstatuar vdekjen.
Policia ka kryer ekspertizë në vend, ndërsa trupi i të ndjerit është dorëzuar për obduksion për t’u zbardhur shkaqet e vdekjes.