Gjendet një trup i pajetë pranë lumit Devoll

175
fresco

midle
trup

Një trup i pajetë është gjetur ditën e sotme në afërsi të Kishës Ortodokse të Gramshit, në buzë të lumit Devoll.

Policia ka bërë të mundur identifikimin e viktimës dhe njofton se bëhet fjalë për shtetasin Astrit  Selami, 40 vjeç, banues në Gramsh, i cili rezulton i shpallur në kërkim më datë 21.11.2016  për largim nga banesa.

Gjatë veprimeve  hetimore paraprake  dyshohet që shtetasi të jetë mbytur në lumin Devoll, raporton TCH, përcjellë Klan Kosova.

Policia po vazhdon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ngjarjes.

Comments