Gjendet varreza masive me 100 persona të masakruar në Mosul

316

Një varrezë masive në të cilën gjendeshin rreth 100 trupa të cilëve u ishte hequr koka është gjetur në jug të Mosulit.

Lajmin e ka bërë të ditur ushtria irakiane, transmeton Asociated Press.

Mosuli është njëri nga territoret më të mëdha të kontrolluara nga ISIS.

Operacioni i gjerë për çlirimin e Mosulit nga terroristët e ISIS-it ka filluar më 17 tetor të këtij viti. /albeu.com/

Comments