Refuzohet edhe një kërkesë e Speciales, nuk i merret pasaporta ministres së Kulturës

205

Refuzohet edhe një kërkesë e Speciales, nuk i merret pasaporta ministres së Kulturës

Gjykatësi i procedurës ku është e akuzuar ministrja e Kulturës e Maqedonisë Kanceska Milevska për rastin Tenderët ka refuzuar t’ia marrë asaj pasaportën, ndërsa e ka urdhëruar të paraqitet në gjykatë çdo të martë.

Ky vendim u mor pasi që Prokuroria Speciale Publike është ankuar për vendimin paraprak, duke dërguar ankesë tek Këshilli penal i gjykatës, shkruan Zhurnal.

PPS këtë procedurë e ndjek për tenderin një milion eurosh për ndërtimin e Muzeut të VMRO.

Comments