“Gjendja po shkon drejt ashpërsimit, mund të kemi trazira”


“Xhirimet që kanë qenë në pronë të autoritetve publike, pra policore, qëllimisht kanë rrjedh dhe u janë dërguar mediave për të prodhuar një gjendje të paqartësise. Ky është qëllimi i pushtetit që vrasjen e Astritit ta shndërroj në fatkeqësi. Diskursi që po vërehet në publik është diskurs i agresionit”, shprehet Gorani në Argument Plus.
Gorani thotë me tej se nga kjo situatë të krijohet përshtypja që shteti i ka shpall luftë shoqërisë, dhe se një pjesë e madhe e shoqërisë ndodhet në agresion.
“Kjo po shkon t’u e ashpërsu shumë situatën dhe shumë shpejtë mund të vijmë deri në trazira”.