Gjendje alarmante në Gostivar, thuajse çdo ditë kapen konsumues të kokainës

75
fresco

Gostivari po shënon rritje të konsumuesve të kokainës. Por falë kontrollove të policisë, gatise çdo ditë po kapën kosumues ose shpërndarës të kokainës.
Për dy ditë janë kapur 7 persona tek të cilët është gjetur kokainë.
RAPORTI I POLICISë Në DY DITëT E FUNDIT
Më datë 12.05.2025 ora 20.45 në ora 10:00 në rrugën ,,JNA” në Gostivar, zyrtarë policorë nga DPB-Gostivar kanë privuar nga liria personin N.S. (42) nga Gostivari, pasi që i është gjetur dhe sekuestruar kokainë. Ai po mbahet në stacionin e policisë për procedim të mëtejshëm dhe pas dokumentimit të rastit do t’i përpilohet parashtresë përkatëse.

midle

Më datë 13.05.2025 në ora 00.30 në rrugën ,,Pançe Poposki” në Gostivar, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria personat I.S. (41), F.M. (41) dhe H.Sh. (41), të tre nga Gostivari, pasi që u është gjetur dhe sekuestruar kokainë. Ata po mbahen në stacionin e policisë për procedim të mëtejshëm dhe pas dokumentimit të rastit për ta do të përgaditet parashtresë përkatëse.
MPB ka njoftuar se me datë 13.05.2025 në ora 22.20, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria personat Sh.J. (47) nga fshati Raven, F.T. (55) dhe V.A. (50), të dy nga fshati Negotinë e Gostivarit, pasi që u është gjetur dhe sekuestruar kokainë. Ata janë ndaluar në stacionin e policisë për procedim të mëtejshëm dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tyre do të bëhet kallëzim përkatës.

Comments