Mediat italiane kanë publikuar të tjera pamje të shembjes së urës ‘Morandi” në Gjenovë që i mori jetën 43 personave.
Momenti është fiksuar nga kamerat e sigurisë në imazhet e shpërndara nga Guardia di Finanza e Gjenovës. Në video duket pjesërisht dalja e ishullit ekologjik nën vijëzimin ku edhe ndodhet derdhja e fabrikës së riciklimit e shtypur nga rrëzimi.

