Gjermani, “arrestohet hajduti më i rrezikshëm”, është një shqiptar
Një 42-vjeçar shqiptar, i konsideruar si “hajduti më i rrezikshëm në Nordwesten”, është arrestuar së fundmi nga policia gjermane.
Ai akuzohet për rreth 140 vjedhje në Delmenhorst, Bremen dhe zonën përreth, ku ka pasur edhe katër bashkëpunëtorë tjerë të moshave 41, 51, 52 dhe 54-vjeç, njoftoi të hënën policia gjermane.
“Është ngritur një komision emergjent në prokurorinë e Bremer dhe Saksoninë e Poshtme,” tha një zëdhënës policor për Bild, pas kapjes së 42-vjeçarit.
Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është kapur në flagrancë gjatë fillimit të nëntorit në rrugën Recklinghauser. Ai qëndron në paraburgim, ndërsa bashkëpunëtorët e tij janë të lirë.
Veç sendeve të tjera, ikonat kishtare ishin gjithashtu, pre e 42-vjeçarit.