Gjermania kërcënon të tërhiqet nga Eurovisioni në rast se përjashtohet Izraeli
Eurovision përballet të enjten me një “moment vendimtar”, kur anëtarët e trupit që organizon garën mund të votojnë për të vendosur nëse Izraeli mund të marrë pjesë në Eurovision 2026, pasi disa shtete kërcënojnë të tërhiqen nëse nuk përjashtohet për shkak të luftës në Gaza.
Anëtarët e European Broadcasting Union(EBU) do të mblidhen për të diskutuar rregulla të reja që synojnë të parandalojnë qeveritë dhe palët e treta nga promovimi i tepruar i këngëve për të ndikuar votuesit, pas polemikave të këtij viti lidhur me vendin e dytë të Izraelit.
EBU tha se nëse anëtarët nuk bindën se rregullat janë të mjaftueshme, do të zhvillohet një votim për pjesëmarrjen, pa përmendur Izraelin në mënyrë të drejtpërdrejtë.
Televizionet publike të Sllovenisë, Irlandës, Spanjës dhe Holandës kanë kërcënuar të bojkotojnë garën, e cila do të mbahet në maj në Austri, nëse Izraeli lejohet të marrë pjesë, duke shprehur shqetësim për numrin e viktimave palestineze në Gaza, i cili sipas autoriteteve shëndetësore ka kaluar shifrën 70,000.
Televizionet publike të Sllovenisë, Irlandës, Spanjës dhe Holandës kanë kërcënuar të bojkotojnë garën, e cila do të mbahet në maj në Austri, nëse Izraeli lejohet të marrë pjesë, duke shprehur shqetësim për numrin e viktimave palestineze në Gaza, i cili sipas autoriteteve shëndetësore ka kaluar shifrën 70,000.
Eksperti i Eurovisionit, Paul Jordan, i cili ka doktoruar mbi këtë konkurs, e përshkroi situatën si një “moment vendimtar” për garën.
“Kjo është një pikë krize reale për Eurovision dhe EBU-n… Mendoj se me shumë gjasa duhet të shkojë në votim,” tha ai.
Ben Robertson, nga faqja e fansave ESC Insight, theksoi ndikimin e mundshëm të një humbjeje të audiencës, por shtoi se pa përfshirjen e Izraelit, Eurovision mund të bëhet më i izoluar.
Ministria e Jashtme e Izraelit nuk ka reaguar ndaj kërkesës së Reuters për koment. Stacioni luksemburgez RTL mbështeti ndryshimet e propozuara, ndërsa stacioni norvegjez NRK e përshkroi sinjalin e EBU-së për ndryshim të madh si “premtues”.
Nëse votimi kundër Izraelit rezulton i suksesshëm, Gjermania mund të tërhiqet dhe të mos transmetojë garën, tha një burim i industrisë së transmetimeve përReuters. Stacioni gjerman ARD nuk komentoi. Transmetuesi austriak ORF, nikoqir i edicionit, dëshiron që Izraeli të marrë pjesë.
Burime brenda transmetuesit izraelit KAN thanë për Reuters se diskutohet përjashtimi i Izraelit pa arsye dhe se KAN respekton të gjitha rregullat e EBU-së. Ata gjithashtu nënvizuan mbështetjen e tyre për artistët izraelitë që kanë ofruar performanca të paharrueshme në Eurovision.
Rusia është përjashtuar nga Eurovision që nga pushtimi i Ukrainës në vitin 2022.

