Gjermania për marrëveshjen për targat: Shenjë e mirë për bisedimet e mëtejshme
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka folur për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë për targa.
Ai ka deklaruar se ky është një lajm i mirë, shkruan lajmi.net.
Tutje, Rohde ka deklaruar se arritja e marrëveshjes për targat është një shenjë e mirë për bisedimet në çështjet e pazgjidhura.
“Një lajm i mirë me të vërtetë dhe gjithashtu një shenjë e mirë për bisedimet e mëtejshme për çështjet e pazgjidhura”, ka shkruar Rohde në Twitter.