Gjermania regjistron afro 10 mijë raste të reja me COVID-19

300

Gjermania ka regjistruar mbi 9 mijë e 800 raste të reja me koronavirus.

Gjermania ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit me koronavirus.

Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Gjermani u rrit me 9,860 në 2,320,093, treguan të premten të dhënat nga Instituti Robert Koch (RKI) për sëmundjet infektive, raporton Reuters, transmeton lajmi.net.

Numri i raportuar i vdekjeve u rrit me 556 në 64,191, tregoi numri. /Lajmi.net/

Comments