Gjimnazi “7 Marsi” me inventar të ri, mësimi zhvillohet në kushte moderne

157
fresco

 

Dy vite funksionim por shumë më tepër se kaq e përbëjnë suksesin në Gjimnazin “7 Marsi”.Mes shumë investimeve përfshirë këtu mjetet e shumta për një mbarëvajtje të një procesi mësimorë në kushte të mira, së fundmi është edhe inventari i shkollës përfshirë bankat dhe karriket për nxënësit që janë zëvendësuar të gjitha me të reja, përfshirë edhe tabelat e reja të vendosura në fillim të vitit si dhe një sërë investimesh tjera në këtë qendër te mesme transmeton Faktiditor.ch.Shkolla poashtu funksionon me dy kabinete të informatikës dhe provimet eksterne tashmë zhvillohen pa problem edhe në këtë qendër dhe poashtu janë marrë të gjitha pajisjet për një kabinet të Biologjisë dhe Kimisë.”Gjimnazi “7 Marsi” u furnizua me banka dhe karike të reja, inventar të ri për zyra, projektorë për çdo klasë, pajisje laboratorike për lëndët kimi, biologji dhe fizik. Furnizim ky i bërë nga buxheti vetanak i shkollës” deklaroi drejtoresha Miqerem Rizai.

Gjimnazi “7 Marsi” poashtu funksionon edhe me një teknologji ku informacionet e shumta të gjitha jepen në formë elektronike dhe janë të vendosura gjithashtu kamerat në hapësirat e qendrës.
Edhe prezenca e profesorëve poashtu bëhet nëpërmjet të ashtëquajturit sistem ” check – in”.
Për drejtoreshëm Miqerem Rizai këto zhvillime brenda institucionit që ajo e drejton janë nevojë e kohës dhe është e patjetërsueshme që të ndodhin tashmë, por sipas saj në projektin e shkollës është profesori sërish protagonisti kryesorë ose aktori kryesorë në procesin e edukimit. Rizai shprehet se pavarësisht kësaj , teknologjia nuk do të zëvendësojë mësuesin, por do ta bëje atë edhe më të aftë në procesin e mësimdhënies, nëpërmjet ilustrimeve online, nëpërmjet testeve online, nëpërmjet një prezantimi edhe me dinjitoz të mësimit, dhe në përputhje me ato standarde që mësimdhënia ofrohet në të gjithë botën e qytetëruar”- përfundon drejtoresha Miqerem Rizai sukseset e shkollës të së cilës i adresohen angazhimit të saj ./Faktiditor.ch/.

midle

Comments