Gjuajtje me armë në Haraçinë, i përfshirë në përleshje Shenki Versaçe

Pasdite ka ndodhur një përleshje me armë në Haraçinë të Shkupit, ku është përfshirë Shenoll Masllani, i njohur në publik si Shenki Versace, raporton 4news.

Në përleshje është plagosur Shenad Ajdini.
Shenoll Maslani është vëllai i Faruk Masllanit, i cili ishte falur nga presidentja Gordana Siljanovska, një vendim që kishte ngjallur reagime në opinionin publik.