Gjuajtje me armë në Prishtinë, lëndohet një person
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një përleshjeje fizike në lagjen Kodra e Diellit në Prishtinë. Në vendin e ngjarjes është raportuar edhe për gjuajtje me armë.
Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, derisa ka njoftuar se katër persona janë arrestuar lidhur me rastin, shkruan lajmi.net.
“Sot rreth orës 15:00 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në lagjen Kodra e Diellit, në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karaketrizojnë rastin. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast një person është lënduar, dyshohet nga përleshja fizike”, njofton Ahmeti.
“Lidhur me këtë rast deri tani janë identifikuar katër persona të dyshuar dhe të njëtjtit janë arrestuar nga ana e policisë. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, njofton më tej ajo. /Lajmi.net/