Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar pasi i njëjti ka shtënë me armë në një aheng familjar.
Pistoleta dhe tri gëzhoja janë konfiskuar.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar me procedurë të rregullt.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti në një aheng familjar kishte shtënë në ajër me pistoletë. Pistoleta pa fishekë dhe tri gëzhoja janë konfiskuar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /Lajmi.net/