Gjykata konfirmon: Komuna e Tetovës nuk ka bërë kërkesë për shpronësimin e tokës

255
fresco

Gjykata themelore e Tetovës ka konfirmuar pohimet e kreut të komunës së Tetovës Bilall Kasami, se për lëndën për eksproprijimin e tokës së një banori të Tetovës në fillim të vitit 1998, gjykimi ka përfunduar në fund të vitit 2016 dhe komuna e Tetovës nuk ka bërë ankesë. Bëhet fjalë për tokën që iu mor një banori për hapjen e bulevardit Iliria në Tetovë, për të cilën, edhe pse vlerësimi kishte qenë vetëm 50.000 euro, pala deri më tani ka tërhequr nga komuna mbi 1 milion euro, në emër të vonesave.

“Ju njoftojmë se për lëndën PJK/ nr 150/15, është marrë vendim aktvendim më 04.11.2016, i cili është bërë i formës së prerë nga 23.11.2016 dhe ekzekutiv nga 10.01.2017, kurse komuna e Tetovës, nuk ka parashtruar ankesë për lëndën PJK/ nr 150/15”.­shkruan në përgjigjen e gjykatës së Tetovës”, njoftojnë nga Gjykata e Tetovës.

Comments