Gjykata themelore në Tetovë e regjistroi Abdylhadi Vejselin si kryetar i PPD-së

312

ppd

Në bazë të vendimit të Kongresit të VII-të të PPD-së  sot Gjykata themelore në  Tetovë në Rregjistrin e partive politike e rregjistroi ABDULADI VEJSELIN, kryetar të Partisë për Prosperitet Demokratik.

Përndryshe Partia për Prosperitet Demokratik e mbajti Kongresin e saj të jashtëzakonshëm më 10 shtator 2016 në sallën e madhe të Pallatit të kulturës në Tetovë me moton “ Sfidat na forcojnë” ku 615 delegatë partiakë nga të gjitha nëndegët dhe degët e partisë njëzërit e zgjodhën zotin Abduladi Vejseli për kryetar të PPD-së.

Pas Kongresit PPD ka hartuar një plan tepër ambicioz aksional për konsolidimin e nëndegëve dhe degëve të partisë anembanë vendit dhe tubimi i rradhës do të jetë rizgjedhja e kuvendit dhe kryesisë së Degës Tetovë më 24 shtator.

Comments