Gjyqi, në favor të mësimdhënësve të shkarkuar në Gostivar

400

Nëntë ish drejtor të shkollave fillore dhe të mesme të Gostivarit, që pretendojnë se janë larguar padrejtësisht nga puna nga komuna e Gostivarit, ankohen se përkundër vendimit në favor të tyre nga shkalla e dytë e gjykatës Administrative, kreu i komunës së Gostivarit Arben Taravari, refuzon ti kthej në punë. Sipas tyre, refuzimi i Taravarit bëhet hakmarrje politike.

 Komisioni shtetëror për vendimmarrje në administratë dhe i shkallës së dytë kanë marrë vendime për kthimin tonë në vendet e punës. Ne jemi të obliguar që të ndjekim procedurat ligjor deri në fund të mandatit tonë sepse ne jemi të emëruar konform Ligjit. Kërkojmë që drejtorët të kthehen në vendet e tyre të punës dhe të vazhdojnë deri në përfundim të mandatit”-tha Xhezi Kamberi, ish drejtor i gjimnazit.

Kreu i komunës së Gostivarit Arben Taravari, akuzat ish drejtorëve i ka quajtur aktivitete politike të BDI-së  dhe të pabaza. Kreu i komunës thotë se me këtë BDI-ja tenton sërish t’ia merr kompetencat në arsim.

BDI është në panik të hatashme sidomos në Gostivar. Çfarë është puna, ata mundohen me çdo kusht dhe mundësi të pengojnë funksionimin e shkollave përse e dini, sepse përveç BDI-së tjetërkush nuk din të udhëheq komunën e Gostivarit. Vendimi i gjykatës është i thjeshtë, Ministri nuk ka të drejtë. Nëse ai s`ka të drejtë, unë jam dhe kukulla, s`mund të kemi të dy të drejtë, ose unë kam ose kukulla. Në këtë rast gjykata Administrative ka sjellë vendim se kukulla nuk ka të drejtë. Me këtë automatikisht të drejtë ka kryetari i komunës së Gostivarit”-pohoi Arben Taravari, kryetar i Komunës së Gostivarit.

Pikërisht për shkak të shkarkimit dhe emërimit të drejtorëve të shkollave, komunës së Gostivarit, dy herë iu morën të drejtat në sferën e arsimit, në lëmin e shkarkimit dhe emërimit të drejtorëve, në 2018 dhe në shkurt të vitit 2019.

Bashkim Sulejmani

Comments