Gjysmëfinalen edhe për Nora Gjakovën

Gjysmëfinalen në Lojërat Evropiane ‘Minsku 2019’, ka siguruar edhe Nora Gjakova.
Xhudistja 26 vjeçare, ka arritur të mposht me ippon në çerekfinale gjermanen Pauine Starke, në kategorinë deri në 57 kilogramë.
Nora tani ka nevojë vetëm edhe për një fitore për të kaluar në finale në kategorinë e saj.
Në gjysmëfinale, Gjakova do të përballet me fituesen e takimit mes Anna Borowska dhe Telma Monterio.