Godiste qytetarët pa arsye me gurë, arrestohet 28-vjeçari në Fier

269
fresco

Policia e Fierit ka arrestuar një 28-vjeçar gjatë ditës së djeshme, pasi kishte goditur me sende të forta disa persona.

Burime zyrtare të policisë së Fierit bëjnë me dije se Roskion (Arsen) Plaka, 28 vjeç, banues në fshatin Vidhishtë u arrestua pasi ditën e djeshme në qytetin e Roskovecit, pa asnjë motiv, ka goditur me sende të forta në kokë H.P, 19 vjeç, banues në fshatin Kurjan.

Po ashtu, Plaka disa ditë më parë, në qytetin e Roskovecit, pa asnjë motiv, ka goditur me sende të forta në kokë: B.Gj, 53 vjeç, banues në Roskovec dhe E.Z, 21 vjeç, banues në fshatin Luar.

Dyshohet se ky shtetas mund të ketë probleme të shëndetit mendor.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”./Albeu.com/

Comments