Goditet me veturë një 19-vjeçar në Kaçanik, Policia tregon gjendjen

485

Një 19-vjeçar është goditur nga vetura në Kaçanik, raporton Gazeta Express.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Ferizajt, Agim Gashi, ka treguar se pasditen e sotme një këmbësor është goditur nga vetura në Kaçanik.

Rasti ka ndodhur në orën 17:30 te “Fusha e Pajtimit”. Vetura ka goditur një këmbësor. I dëmtuari është në emergjencë të Ferizajt”, ka thënë Gashi për Express.

Ai ka treguar se këmbësori pasi ka marrë ndihmën mjekësore, është liruar për në shtëpi dhe se nuk ka marrë lëndime të rënda trupore.

Comments