Goditet me veturë një këmbësor në qarkoren e Shkupit tek dalja për Kondovë

439
fresco

Në autostradën Qarkorja veriore për Shkupin, në mbikalimin për daljen për në fshatin Kondovë, dje një automjet udhëtarësh “BMW X6” me targa të Shkupit, i drejtuar nga A.I. (57) nga Shkupi, ka goditur këmbësorin T.N. (70) nga fshati Mojancë e Shkupit.

Pas aksidentit, siç njoftohet nga MPB-ja, T.N. është transferuar në Kompleksin e klinikave “Nëna Terezë”, ku iu nënshtrua plagëve të marra pasi mori trajtimin mjekësor.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer një ekip inspektimi i SPB Shkup.

Comments