Grabisin zarfe me para nga posta private në Duhël, policia jep detaje

59
fresco

Sot në mëngjes, rreth orës 07:45, një 44-vjeçar ka raportuar në polici se është ndaluar dhe sulmuar nga persona të panjohur në dalje të autostradës, në fshatin Duhël të Suharekës, transmeton IndeksOnline.

Sipas informacioneve zyrtare, viktima, i cili drejtonte një automjet të tipit “kombi” postë private, është ndaluar nga disa persona të dyshuar, të cilët nën kërcënim dhe me forcë i kanë marrë disa zarfe të mbyllura që dyshohet se përmbanin para.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka thënë për IndeksOnline se fatmirësisht, viktima nuk ka pësuar lëndime fizike. Ai ka deklaruar se nuk e di shumën e saktë të parave të grabitura, pasi zarfet kanë qenë të mbyllura.

“Policia ka reaguar menjëherë dhe ka nisur një hetim intensiv për zbardhjen e rastit. Dyshohet se grabitësit ishin disa persona të armatosur, të cilët pas grabitjes janë larguar me një automjet të tipit “Golf””, ka thënë Bytyqi.

Hetimet po vazhdojnë me qëllim të identifikimit dhe arrestimit të autorëve të kësaj grabitjeje të armatosur./IndeksOnline/

Comments