Grabitje me armë në Prishtinë, policia del në vendin e ngjarjes

353
fresco

Një grabitje e armatosur ka ndodhur sonte në Prishtinë.

Grabitja është kryer në një institucion mikrofinanciar në lagjen Lakrishte të kryeqytetit, shkruan lajmi.net.

Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 17:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në filialin e një institucioni mikrofinanciar në lagjen Lakrishtë në Prishtinë . Policia ka dalë në vendngjarje dhe nga informacionet e para dyshohet që grabitja të jetë kryer nga një person”, ka thënë ajo.

“Aktualisht po vazhdon hetimi bashke me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim ndriçimin e rastit”, ka thënë Ahmeti. /Lajmi.net/

Comments