Grafite famëkeqe dhe përçarëse serbe në Veri: Policia jep detaje

173

Gjatë ditës së djeshme në lokacione të ndryshme në veri u shfaqën afishe me motive urrejtëse dhe përqarëse.
Për këto Policia e Kosovës në raportin ditor ka njoftuar se në Zubin Potok, Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviq, ishin shkruar disa nga këto grafite, shkruan lajmi.net.

Policia njoftuan po ashtu se rastet janë duke u hetuar.

Njoftimi i plotë nga policia:

Zubin Potok 11.02.2024 – 11:36.Raportohet se persona të panjohur gjatë natës në disa lokacione kanë shkruar grafite me përmbajtje të përçarjes dhe nxitjes së urrejtjes ndër etnike. Rasti është duke u hetuar.
Mitrovicë Veri 11.02.2024 – 10:30. Raportohet se persona të panjohur gjatë natës në disa lokacione kanë shkruar grafite me përmbajtje të përçarjes dhe nxitjes së urrejtjes ndër etnike. Rasti është duke u hetuar.
Leposaviq 11.02.2024 – 11:30. Raportohet se persona të pa njohur gjatë natës në disa lokacione kanë shkruar grafite me përmbajtje të përçarjes dhe nxitjes së urrejtjes ndër etnike. Rasti është duke u hetuar./Lajmi.net

Comments