Greqi, sulmohet me levë një deputet i Agimit të Artë
Një deputet grek i partisë Neonaziste të Agimit të Artë është sulmuar nga dosa të panjohur në zonën e Athinës, në lagjen Marusi.
Bëhet fjalë për Yorgos Yermenis që sipas mediave lokale, ndërkohë që ishte në një lokal, u qëllua në kokë me një levë nga 30 persona dhe që më pas i hodhën spraj me piper në fytyrë.
Deputeti e ka përcaktuar sulmin si një tentativë vrasjeje. Politikani ishte i shoqëruar nga dy persona, të cilët u plagosën lehtë. Dyshimet e policisë janë përqendrohet tek një grup lokal, që është konsideruar anti-fashist.
Hetimet janë në proces: sulmi mund të jetë hakmarrje për sulmet e dhunshme ksenofobe që goditi kampin e refugjatëve në ishullin grek, Kios.
19 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)