Gruaja nga Prishtina dëgjohet duke kërkuar ndihmë nga banorët pasi u dhunua nga burri
Një grua po dyshohet se është duke u dhunuar vazhdimisht nga bashkëshorti i saj në Prishtinë.
Kështu kanë bërë të ditur për lajmi.net disa banorë të rrugës “Bajram Kelmendi” në Prishtinë, më saktësisht te banesat e kompanisë “Ascom”.
Ata kanë thënë se dëgjojnë vazhdimisht zhurmë, ndërsa kanë thënë se as Policia e Kosovës nuk ka marrë masa.
“Policia vijnë vazhdimisht por nuk i kanë bërë asgjë”, kanë thënë banorët.
Sipas tyre, gruaja në fjalë ka edhe një fëmijë në gjendje jo të mirë shëndetësore.
Lajmi.net ka siguruar edhe një video nga vendi i ngjarjes, ku viktima e dhunës nga bashkëshorti dëgjohet duke kërkuar ndihmë nga banorët.
“Policinë duhet me ja thirrë, nuk e duroj me më sulmu më”, dëgjohet duke thënë ajo.
Për të parë videon klikoni KËTU.
Kujtojmë se raste të tilla të dhunës familjare janë raportuar mjaft shumë në Kosovë, por shpesh herë kanë qenë organet e rendit dhe drejtësia që janë kritikuar për neglizhencë ndaj këtyre rasteve. /Lajmi.net/

