Gruas i shpërthen bomba ne dorë në Selanik, kishte planifikuar ta vendoste në një bankë

Një grua u vra herët në mëngjes në qytetin grek Selanik kur shpërtheu një bombë që ajo po e mbante, njoftoi policia, sipas agjencisë AP.

Sipas informacioneve nga policia greke, gruaja 38-vjeçare po mbante një mjet shpërthyes rreth orës 5 të mëngjesit me qëllim ta vendoste para një banke aty pranë. Shpërthimi ka dëmtuar disa dyqane dhe automjete në afërsi, thuhet në njoftimin zyrtar.
Policia gjithashtu bëri të ditur se gruaja ishte tashmë e njohur për autoritetet pasi kishte marrë pjesë në disa grabitje, dhe aktualisht po hetohen lidhjet e mundshme të saj me grupe të majta ekstreme.