Grubi: 50 % e shqiptarëve janë rreshtuar pas Ali Ahmetit

208

Kandidati i BDI-së për deputet, Artan Grubi deklaroi sot se mbi 50 % e shqiptarëve janë të rreshtuar pas liderit të BDI-së, Ali Ahmeti.

“Më shumë se 50% e shqiptarëve janë rreshtuar pas Ali Ahmetit dhe BDI-së.

Më shumë se 50% e votuesve të papërcaktuar shqiptarë vlerësojnë se BDI do t’i fitojë zgjedhjet e 11 dhjetorit.

Këto janë të dhënat e të gjitha anketave në vend, ndërkombëtare, vendore, por edhe ato opozitare.

Bëhu fitimtar edhe ti dhe bashkë të bëhemi vendimtar, VOTO 3.”, deklaroi kandidati për deputet nga radhët e BDI-së, Artan Grubi.

Comments