GRUBI – NIKOLOVSKI: E PAPRANUESHME TË MOS RESPEKTOHEN VENDIMET E QEVERISË!

383
fresco

Është e papranueshme që të mos respektohen vendimet e Qeverisë. Kështu qëndron në komunikatën e përbashkët të zv kryeministrave Artan Grubi dhe Ljupço Nikollovski, që vjen pas deklaratës së kryeministrit Zoran Zaev i cili tha se pret propozim për shkarkim të drejtorit të Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Stojko Paunovski.

Në komunikatë thuhet se Kryeministri Zaev ka tentuar të komunikojë me drejtorin Paunovski me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje të përbashkët, por ky i fundit nuk u është përgjigjur thirjeve.

GRUBI – NIKOLOVSKI

“Paunovski e di që inspektoratet marrin 104 punësime, 15 prej të cilave janë për Inspektoratin Shtetëror të Tregut dhe janë jashtë atyre për sa i përket përfaqësimit të drejtë, është e papranueshme të mos respektohen vendimet e Qeverisë”

Grubi e Nikollovski thonë se sipas nenit 6, kërkesa e Zaevit për shkarkim të Paunovskit është ligjore.

GRUBI- NIKOLOVSKI

“Poashtu, sipas nenit 6 të Ligjit për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore Organi i pavarur i administratës shtetërore, siç është Inspektorati Shtetëror I Tregut, për punën e saj përgjigjet para Qeverisë së RMV-së, ndërsa në ligj janë paraparë procedura për mosrespektim të vendimeve të Qeverisë, mes të cilave edhe propozim për shkarkim.”

Nga ana tjetër punësuarit në Inspektoratin Shtetëror të Tregut kanë nënshkruar peticion për tërheqje të paralajmërimit për shkarkim të drejtorit Paunovski, ata kanë paralajmëruar edhe protesta në rast se Qeveria e shkarkon atë.

Përndryshe drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut Stojko Paunovski refuzoi t’i punësojë administratorët e Marrëveshjes së Ohrit, që i ka ndarë zëvendës kryeministri Artan Grubi. Ai ka theksuar se nuk dëshiron që një pjesë e 35 administratorëve të dërguar atje, t’i pranoj në institucionin që ai drejton sepse sipas tij, nuk janë të kualifikuar për ato vende që janë caktuar. Disa prej tyre tha ai, nuk e kanë arsimin e duhur e disa të tjerë dëshironin të punonin vetëm në tre qytete të Maqedonisë perëndimore, ndërkohë që në pjesën lindore të vendit sipas tij, inspektorët janë pothuajse inekzistentë. /KlanMacedonia

Comments