Gruevski-Han: BE nuk dëshiron të përzihet në vendimet për formimin e Qeverisë

328
fresco

Image result for gruevski

Eurokomisari Johanes Han, i cili është për vizitë në Maqedoni, mbrëmë vonë u takua me delegacionin e VMRO-DPMNE-në të kryesuar nga kryetari i partisë, Nikolla Gruevski.

Në takim është biseduar për organizimin dhe rezultatin e zgjedhjeve, periudhën parazgjedhore dhe përpjekjet për krijimin e koalicionit, si dhe për pjekurinë e situatës për zgjedhje të reja parlamentare, të cilat do të organizoheshin së bashku me ato lokale.

Bashkëbiseduesit kanë biseduar edhe për Ligjin për përdorimin e gjuhëve, Prokurorinë Publike Speciale, platformën e partive shqiptare dhe rreziqet e shfrytëzimit të kësaj platforme si mënyrë për rinegocimin e Marrëveshjes së Ohrit, si dhe për planet dhe qëllimet nëse VMRO-DPMNE formon qeveri, duke i përfshirë reformat, praktikën e vendosur për koalicion në Maqedoni sipas parimit fituesi me fituesin, përparësitë dhe mangësitë e koalicioneve të gjera dhe përvojat e Maqedonisë me koalicione të tilla.

Drejtori i Qendrës për komunikime i VMRO-DPMNE-së, Ivo Kotevski thotë se e kanë shfrytëzuar mundësinë në detaje që ta njoftojnë eurokomisarin me ngjarjet dhe t’i argumentojnë politikën dhe vendimet e tyre. VMRO-DPMNE, siç thekson Kosteski, i kanë prezentuar pozitat e tyre lidhur me të gjitha çështjet duke i shfrytëzuar argumentet, të cilat në disa javët e fundit i ka prezentuar edhe para opinionit.

“Komisari Hani i dha mendimet e tij, të cilët janë identik me qëndrimet e tij të shprehura publikisht në konferencën e djeshme për shtyp, si dhe përmes formës për rekomandimet të cilat paraprakisht janë dërguar përmes pres konferencës të zëdhënësve të BE-së, me ç’rast u theksua se BE-ja nuk dëshiron të përzihet në atë se kush me kë do të koalicionojë dhe çfarë vendime do të sjellin partitë e Maqedonisë lidhur me krijimin e koalicionit dhe qeverisë”, deklaroi Kotevski.

VMRO-DPMNE, siç thekson Koteski, është parti platforma dhe strategjia e së cilës është anëtarësimi i Republikës së Maqedonisë në BE.

Në takim kanë marrë pjesë edhe Nikolla Poposki, Nikolla Todorov, Vllatko Gjorçev, Ilija Dimovski dhe Aleksandar Nikollovski.

Comments