Gruevski i involvuar në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri. Lidhja me Metën…

561
fresco

Por pati edhe një përfitues: për Metën votuan 800 maqedonas sllavë në Pustecit, sipas udhëzimeve të Gruevskit, sigurisht

SPARTAK NGJELA

Antiamerikanizmi mori dje në Tiranë një goditje thuajse mortale: Ranë me radhë të gjithë antireformistët – liderët e PD-së, gazetarë dhe analistë, redaktorë, pronarë dhe kryeredaktorë televizionesh… Por edhe mbështetës të Athinës, Beogradit; Shkupit apo Moskes.

Por pati edhe një përfitues: për Metën votuan 800 maqedonas sllavë në Pustecit, sipas udhëzimeve të Gruevskit, sigurisht.

midle

Këto zgjedhje i rrëzuan të dy: edhe Berishën edhe Bashën; dy kundërshtarët më seriozë të Reformës në Drejtësi.
Shqipëria e siguroi më në fund rrugën drejt Brukselit me ndihmën direkte të politikës amerikanë.

Tani, kryeministrit aktual fitues i zgjedhjeve, i bëhet vetëm një pyetje: a do të jeni në gjendje, zoti kryeministër, që bashkë me Reformën në Drejtësi të dish të koordinosh dy reformat e tjera të mëdha që i duhen Shqipërisë? Reformën legale, dhe Reformën politike.

Koha ka ardhur që asnjë forcë ë brendshme nuk e ndalon dot më ecurinë perëndimore të Shqipërisë.

Nuk ka fitore, aktualisht ka vetëm angazhim solemn për reformën shqiptare drejt moralitetit në qeverisje. Këtë presin shqiptarët.

Garancia amerikane për suksesin e saj, tani është e sigurt.

Comments