Një pjesë e përcaktimeve programore për të cilat janë angazhuar shqiptarët tani më janë realizuar. Kështu shprehet deputeti i BDI-së, Artan Grubi, i cili thekson realizimi i pjesës tjetër kërkon më shumë kohë.
Ai thekson se janë realizuar angazhimet për marrdhënie të mira me fqinjët si dhe përfshirjen e shqiptarëve në këto procese. Këtu ai përmend vizitat e fundit në Bruksel, Sofje dhe Athinë ku morrën pjesë edhe shqiptarët.
“Sa i përket cështjeve ekonomike dhe arritjes së barazisë ekonomike, për këtë nevojitet më shumë që të sigurohet mjete financiare për komunat.Por ka edhe shqiptarë të cilët punojnë dhe angazhohen për këtyë në sektorët që merren me ekonomi”,është shprehur Grubi.