GRUEVSKI U TAKUA ME AMBASADORËT ZHBOGAR, BEJLI DHE BJORNSTAD

259
fresco
midle

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski dje së bashku me funksionarët e partisë Vlladimir Gjorçev, Aleksandar Nikolloski, Nikolla Todorov dhe Nikolla Poposki, pati takim me ambasadorin e BE-së në Maqedoni, Samuel Zhbogar, kumtoi pres-shërbimi i partisë.

Në takim, ambasadori i Bashkimit Evropian Zhbogar përveç urimit për zbatimin e suksesshëm të zgjedhjeve, transmetoi disa porosi nga Brukseli, më saktësisht transmetoi se Brukseli vlerëson se zgjedhjet ishin të lira dhe korrekte, ka pasur jehonë të madhe, se kjo shumë pozitivisht është pranuar në Bruksel dhe se edhe pse ka pasur shumë supozime negative në lidhje me zgjedhjet dhe ditën zgjedhore, megjithatë kishte fushatë të qetë dhe ditë të qetë zgjedhore. Ambasadori shtoi se Brukseli pret që Parlamenti sa më shpejtë të fillojë të punojë dhe të zgjidhet qeveri dhe potencoi se është mirë që derisa sigurohet mbështetje më e gjerë në Parlament lidhur me axhendën reformuese e cila është pjesë e procesit nga anëtarësimi në BE. Ai theksoi se Brukseli bën thirrje në udhëheqje me qëllim që protestat para KSHZ-së të mos dalin nga kontrolli dhe shprehu shqetësim nga retorika e cila shfrytëzohet nga një pjesë e folësve në demonstrata. Theksoi edhe se BE-ja nuk përzihet në punën e KSHZ-së.

Nga ana e partisë është shprehur falënderim për urimet për zgjedhjet e lira dhe korrekte.

Potencohet se partia, më shumë se dy vjet është e shqetësuar nga retorika, por edhe aktivitetet të cilat janë ndërmarrë gjatë protestave të cilat kanë ndodhur në Maqedoni, siç ishin djegia e zyrave të presidentit të shtetit, thyerja dhe prishja e pasurisë shtetërore, tentimet për hyrje të dhunshme dhe djegie të shtabit të VMRO-DPMNE-së, që u pengua nga policia dhe shumë procedura tjera të ngjashme. VMRO-DPMNE-ja potencoi se mbështet demonstrata të qeta dhe nuk mbështet gjuhë të urrejtjes, por se i vjen keq që Brukseli dhe bashkësia ndërkombëtare nuk shprehu një shqetësim të tillë edhe në dy vitet paraprake derisa zhvilloheshin demonstratat. VMRO-DPMNE-ja u pajtua se axhenda evropiane duhet të jetë prioritet i Parlamentit të ri dhe qeverisë së re, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

Në fund të takimit, ambasadori edhe njëherë theksoi se pret udhëheqësi në drejtim të joeskalimit të gjendjeve, në çka ishte përgjegjës se nuk mund të parashikohet çka do të ndodh, sepse ka numër të madh të qytetarëve të revoltuar procedurat e të cilëve nuk mund të parashikohen dhe tërësisht të kontrollohen përderisa institucionet nuk punojnë në pajtim me ligjin, theksohet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

Бејли 2

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski së bashku me funksionarët partiak Nikolla Todoorv, Vlladimir Gjorçev dhe Aleksandar Nikollovskin dje realizoi takim edhe me ambasadorin e SHBA-së, Xhes Bejli.

Ambasadori i SHBA-së, siç informojnë nga partia në takim është interesuar për disa çështje.

“Në pyetjen për planet për koalicionin e mëtutjeshëm të VMRO-DPMNE-së u përgjigj se koalicionet do të varen përveç nga VMRO-DPMNE-ja edhe nga parti tjera politike, të cilat krahas vendimit të cilin duhet ta sjellin brenda në partitë kanë ndikim edhe nga faktorë tjerë të jashtëm”.

Në pyetjen e ambasadorit Bejli për çfarë faktorë të jashtëm bëhet fjalë, u përgjigj se për këtë të pranishmit nuk kanë autorizim ta informojnë.

Në pyetjen e ambasadorit Bejli nëse në këtë pikëpamje mund diçka të ndihmojë, u përgjigj se nuk mund të ndihmojë para së gjithash që roli i ambasadorit është ta ndjekë situatën në vend dhe ta informojë vendin e tij për ngjarjet. Në vërejtjen e ambasadorit se deri më tani ai shumë ka ndihmuar, iu shpreh falënderim për këtë, Bëhet fjalë edhe për vendimin skandaloz të KSHZ-së për anulimin e vendvotimit nr.0396/1 në komunën e Gostivarit dhe u sqaruan detajet për vendim të paligjshëm të KSHZ-së.

Ambasadori Bejli potencoi se SHBA-ja është mike e Republikës së Maqedonisë, edhe pse disa anëtarë të partisë sipas mendimit të tij nuk e ndajnë këtë qëndrim. U përgjigj se VMRO-DPMNE-ja nuk ka dilemë rreth anëtarësimit në NATO, BE dhe marrëdhëniet me SHBA-në, ndërsa dëshmia më e mirë për këtë është deklarata e nënshkruar për partneritet strategjik, por se kjo nuk do të thotë se disa individë, partia ose shteti nuk mund të shpreh ndonjë mosmarrëveshje me disa hapa të individëve të cilat i paraqet SHBA-ja, qëndron në kumtesë.

вмро-дпмне

Lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski dhe përfaqësuesit e partisë paraprakisht patën takim edhe me ambasadorin norvegjez Arne Sanes Bjornstad.

Në takim me ambasadorin e Norvegjisë, VMRO-DPMNE-ja e dënoi tentimin e partive të cilat i humbën zgjedhjet dhe mbështetësit e tyre, përmes numrit të madh të ankesave të bëjnë votim të paligjshëm të anëtarëve të KSHZ-së dhe luajtje me vullnetin e  qytetarëve.

“VMRO-DPMNE-ja në këtë me vendosmëri do të kundërshtojë dhe nuk të lejojë zbatim të inxhinierisë pas zgjedhjeve në Republikën e Maqedonisë”.

Përveç çështjeve politike, u bë fjalë edhe për çështje ekonomike, si dhe sukseset të cilat qeveria i ka pasur në tërheqjen e investimeve dhe hapjen e vendeve të reja të punës në Maqedoni, theksohet në kumtesën nga pres-shërbimi i VMRO-DPMNE-së.

Comments