Grupi islamik e bombardon një restorant në Somali: 3 të vdekur



Grupi islamik i Somalisë, al Shabab, e ka bombarduar sot një restorant të frekuentuar nga anëtarët e forcave të sigurisë në Mogadishu, duke vrarë të paktën tre persona, thonë zyrtarët.
Policia njoftoi se një kamikaz u fut vrullshëm me makinë në restorantin “Blue Sky” në kryeqytet, i cili ndodhet afër qendrës së ndalimit, e njohur si Jilaow, ku militantët shpesh mbahen në qeli nëntokësore, transmeton Express.
Al Shabab kryen sulme të shpeshta në Mogadishu në përpjekje për të rrëzuar qeverinë e vendit e cila ka përkrahjen e Perëndimit.